Këngëtarja Xhoi për herë të parë tregon në publik një incident gjatë një ditëlindjeje. Ndoshta tani duket si barsoletë, po nga mënyra si flet, kuptohet qartë se ende nuk i ka dalë inati. Pasi ajo dhe grupi që e shoqëronte kishin kënduar në një ditëlindje në Durrës, në fund i zoti i shtëpisë i ka përzënë duke mos u dhënë paratë me pretendimin se ata nuk i kishte ftuar njeri, por kishin ardhur vete, kot aty. “U acarova dhe ika.”-thotë Xhoi, ndërsa tregon se ishte kthyer në shtëpi e nervozuar. Anilda Kaçaçi dhe Keisi Shtëpani, moderatoret e “Dikush” në “Gsh.al” i japin mundësinë t’i drejtohet direkt personit që e ka zhgënjyer kaq keq.Xhoi u pozicionua mirë, e ndau mendjen dhe i tha: “Haram lekët e mia!”. Me të qeshura kaloi biseda për ngjarje që tani i takonte një kohe të largët që për Xhoin fundja ishte diçka qe ndodh e kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here