Xhoi Kallaverja merr pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Aq sa më do”, e ftuar në emisionin Kafe In, Xhoi është pyetur për këngëtaren e saj të preferuar, që për të është Aurela Gaçe. Ndërsa e pyetur për politikanin të cilin vlerëson më shumë, tha se është Sali Berisha, pasi sipas saj është pushtetar. Më tej këndoi refrenin e këngës për Sali Berishën. “Ku më je rrit o lulja me pisha, o në Tropojë te Sali Berisha…” Ndërsa e pyetur nëse ka kënduar këngë për Edi Ramën, u shpreh që jo, por tha se e vlerëson shumë kryeministrin. Ndërsa mes një të dashuri të fortë dhe politikan, tha se zgjedh politikanin, diplomatin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here